23.5 C
Tirana

Pas 5 ditësh që ikën nga Shqipëria drejt Amerikës, 12 vjeçari goditet për vdekje nga një kamion

VENDI

Një 12-vjeçar shqiptar u godit nga një kamion teksa ishte në biçikletë në rrugët e New Jersey-t dhe mbeti i vdekur.
I ndjeri 12-vjeçar me emrin Elios Xhemollari është identifikuar nga kushëriri i tij në një faqe “GoFoundMe” teksa ka bërë apel për të mbledhur para për varrimin e tij.
Eliosi nga Pogradeci kishte lëvizur para 5 ditësh me familjen e tij nga Shqipëria në Amerikë për një jetë më të mirë. Teksa familja e tij po merrej me rregullim e shtëpisë së re, 12-vjeçari u godit për vdekje nga një kamion në Garfield.
Kushëriri i tij që bënte apel për kontribute shkruante:

Jemi të shkatërruar dhe zemërthyer nga vdekja e Eliosit.”
Një grua e paidentifikuar që tenton t’i afrohet djalit pak momente pas aksidentit tragjik.

Policia nuk e ka konfirmuar emrin e tij për shkak të moshës, por është shprehur se Elios ishte në procesin e regjistrimit në distriktin shkollor të qytetit.
Shefi i policisë, Raymond Kovach tha:
Të martën ai u godit në cepin e rrugës rreth orës 13:17. Kamioni kishte shofer një 43-vjeçar nga New Jersey, i cili po udhëtonte për në lindje në Lanza Avenue dhe ne momentet e aksidentit po merrte një kthesë djathtas.”

Elios u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes dhe u transportua në Zyrën e Ekzaminuesit të Mjekësisë së Bergenit në Paramus.
Shoferi bashkëpunoi me hetimin por refuzoi kujdesin mjekësor. Hetimi po vazhdon, megjithatë ende asnjë akuzë nuk është ngritur kundër shoferit.
Burimi:NorthJersey / Përshtati JOQ.al

- Advertisement -

TE FUNDIT