14.5 C
Tirana

Partizani mposht Vllazninë në frymën e fundit.

VENDI

Partizani ka marrë tre pikë të vështira në javën e tetë të Superligës pasi ka mposhtur me shifrat 1 me 3 Vllazninë në Shkodër. Në Loro Boriçi, që për këtë ndeshje ishte thuajse i mbushur në tribunën përballë, takimi nisi vrullshëm dhe goli do të vinte që në minutën e 14, me Partizanin që mori epërsinë falë edhe një gabimi të portierit Sherri. Gjithsesi të njëjtën gabim do të bënte në anën tjetër pak minuta më vonë Alban Hoxha, çka solli edhe barazimin e Vllaznisë.

Në pjesën e dytë ritmi i lojës ra, por atëherë kur nuk pritej, në minutën e 92 një shkodran si Çinari ndëshkoi kuqeblutë. Vllaznia e pati të vështirë të blidhte vetën dhe në sekondat e mbetura Jasir Asani shënoi edhe golin e tretë. Në takimet e tjera Tirana fitoi me shifrat 2 me 1 në kryeqytet kundër Laçit. U deshën vetëm 4 minuta që Dunga të kalonte bardheblutë në avantazh, por pa kaluar 120 sekonda kurbinasit realizuan me Nuabueze, duke rikthyer baraspeshën.

Gjithsesi po brenda pjesës së parë Tirana do të shënonte golin e fitores falë Kale që goditi bukur brenda zonës. Kjo ishte fitorja e parë e Tiranës në katër javët e fundit, ndërsa nga ana tjetër Armando Cungu debuton me humbje në krye të pankinës së Laçit. Në Korçë sfida mes Skënderbeut dhe Kukësit është mbyllur me porta ta paprekura. Më këmbëngulës, madje edhe dy pretendime për penallti i pati skuadra vendase, por gjithsesi në fund ashtu si verilindorët morën vetëm një pikë. Ndeshja tjetër e kësaj javë mes Luftëtarit dhe Bylist është mbyllur me shifrat 1 me 1.

- Advertisement -

TE FUNDIT