24.5 C
Tirana

Partizani, Dalipi: “Eurogol i Çanit, skuadra perfekte!”

VENDI

Pas tre ndeshjeve në cilësinë e trajnerit të parë të skuadrës së Partizanit, tekniku Klevis Dalipi mund t’i gëzohet bilancit pozitiv, me dy fitore dhe një barazim. Një statistikë, padyshim optimiste për të kuqtë, të cilët, pas fitores së sotme ndaj Flamurtarit, kanë fituar dy
pozicione në renditje, për tu klasifikuar në vendin e 4-t pas 26 javësh, në kuotën e 39 pikëve. Në garë për vendin e tretë që nënkupton një biletë për në Kupat e Europës, Partizani ka
shumë për të festuar sot, mbi të gjitha edhe eurogolin e realizuar nga sulmuesi Edgar Çani, i pari me fanellën e kuqe, pas 5 ndeshjesh këtë sezon te Partizani.
 
“Më shumë se për pikët dhe golin, jam më i kënaqur për lojën që zhvilloi skuadra. Kishim bërë disa ndeshje pozitive. Loja duhet të vazhdojë kështu. Ajo që na kënaq më shumë është fakti
që loja dhe rezultati të vijnë paralelisht. Doja të shfrytëzoja shtatlartësinë e Çanit, sepse e dija që Flamurtari do mbrohej. Çani e ka kërkuar dhe në stërvitje këtë futje me të shpejtë. E futa se kisha besim. Ishte një eurogol që erdhi nga cilësitë e tij individuale. Kemi punuar gjithë
javës në këto skema me Çanin. Rezultoi pozitive dhe i dha ekipit tre pikë të rëndësishme. Kemi një organikë të madhe që lojtarët të bëjnë diferencën, sikurse bëri sot Çani. Skuadra po
funksionon në perfeksion për shkak të lojës që ne i imponojmë kundërshtarit. Luajmë me lojën tokazi dhe përfitojmë nga lojtarët që kemi në sulm”, komentoi trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi.

- Advertisement -

TE FUNDIT