23.5 C
Tirana

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 14 mars 2020.

VENDI

Moti ditën e sotme parashikohet kryesisht i vranët në të gjithë territorin.

Reshje shiu pritet të riaktivizohen pas orës 6 fillimisht me intensitet të dobët e në mesditë e pasdite reshjet fitojnë intensitet deri mesatar.

Reshjet do të jenë të herëpashershme dhe gjatë gjithë ditës. Në lartësitë mbi 300 deri 400 metra në verilindje lindje e në lartësinë mbi 500 deri 600 jug juglindje reshjet do të jenë në formën e dëborës me intensitet deri mesatar.

Në mbrëmje reshjet e shiut dhe të borës ndërpriten në të gjithë territorin.

Era do të fryjë nga kuadranti i Jugut me shpejtësi 2 deri ne 15 meter per sekondë kryesisht përgjatë vijës bregdetare.

- Advertisement -

TE FUNDIT