23.5 C
Tirana

Pamje nga Ujmishti i Kukësit/ Ushtarët transportojnë me barrelë në krahë gruan e sëmurë

VENDI

Bora ka izoluar krejtësisht fshatrat e Kukësit. Ato mund të deportohen vetem nga ushtria. Përmes fotove, Ministria e Mbrojtjes tregon ushtarët që kanë transportuar një grua të sëmurë për në spitalin e Kukësit. Ata kane ecur tre ore ne kembe me barrele ne krahë.
Gruaja nga fshati Tejdrinë në njësisë administrative Ujmisht ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Trëndafile Miçi, nënë e dy fëmijëve, paraqitej me temperaturë të lartë trupore, 40 gradë dhe e kishte të pamundur të transportohej për në spital për shkak të bllokimit të rrugës nga bora. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, efektivët e Brigadës së Mbështetjes Rajonale të Kukësit dhe një mjet i rëndë, u nisën drejt fshatit Tejdrinë.
Pas marrjes së 38-vjeçares, efektivët e transportuan me barelë deri te mjeti i rëndë, për ta dërguar më pas në spitalin e Kukësit, nën kujdesin e mjekëve”, beri te ditur ministria e Mbrojtjes.
 

 

 

 

 

 

- Advertisement -

TE FUNDIT