19.5 C
Tirana

Olti Curri fyen personat që kanë probleme me dëgjimin, reagon drejtori i ANAD: Kërkoni falje publike

VENDI

Kënga e ish konkurrentes së Për’puthen, Ana Lleshit ka shkaktuar debat dhe reagime të forta.

Mes personazheve që kanë reaguar për përfshirjen e saj në muzikë ka qenë dhe Olti Curri, i cili ka publikuar në rrjete sociale një koment jo te kendshem të bërë në Youtube. “Kënga shumë e bukur, zëri shumë i ëmbël, respekte nga shoqata e shurdhave në Shqipëri.”, thuhet në koment, që më pas është publikuar nga Curri në Facebook.

 

Lidhur me këtë ka reaguar Drejtori i Shoqatës Kombëtare Shqiptare të Njerëzve që nuk dëgjojnë, Florjan Rojba. Në një postim në rrjete sociale, Rojba shkruan se ndihet i ofen duar nga postimi i tij dhe se ai duhet të jetë një shembull për të ndërgjegjësuar shoqërinë rreth personave me aftësi të kufizuara. Ai gjithashtu bën thirrje për falje publike ndaj këtyre personave. /abcnews.al

 

 

- Advertisement -

TE FUNDIT