20.5 C
Tirana

OFL në Shkodër/ Policia jep detajet e aksionit: U sekuestruan vila me pishinë e makina

VENDI

Operacioni Forca e Ligjit ka sekuestruar në Shkodër vila, toka e makina luksoze. Policia ka dhënë detaje nga operacioni i kësaj të hëne, ku tregohet se çfarë është sekuestruar dhe kujt i përkasin.
Më konkretisht:


Shtetasit A.M i është sekuestruar një banesë njëkatëshe, e ndodhur në lagjen Skënderbeg Shkodër. Shtetasit M. D. i është sekuestruar një banesë dykatëshe dhe një kat njësi shërbimi, e ndodhur në lagjen Fermentim, Shkodër pasuria e llojit arë me sipërfaqe 1541 m2 pasuria e llojit truall me sipërfaqe 350 m2.


Shtetasit A.D i është sekuestruar një banesë dykatëshe, e ndodhur në lagjen Bleran 3 automjete 1 motor.
Shtetasit G.F i është sekuestruar një banesë vilë katërkatëshe, me pishinë një automjet Shtetasit A.D i është sekuestruar një banesë trekatëshe, e ndodhur në Hot i Ri, Shkodër.


Shtetasit M.B i është sekuestruar një banesë dykatëshe dhe një kat papafingo, e ndodhur në Grudë e Re një automjet.


Këtë të martë Operacioni Forca e Ligjit nëpërmjet zyrtares së vet doli në një konference për shtyp për të komunikuar se dy shtetasve, Ardian Capja në Elbasan dhe Lulzim Berisha në Durrës i është dërguarn formular për deklarim të pasurisë së tyre të cilën duhet ta justifikojnë.

- Advertisement -

TE FUNDIT