15.5 C
Tirana

“Nuk ka asnjë shans për negociatat”, Shqipëria merr goditjen e radhës nga Reuters

VENDI

Shqipëria ka marrë goditjen e radhës nga media prestigjoze Reuters.

Kur na ndajnë vetëm tre ditë nga përgjigja për hapjen ose jo të negociatave, Reuters shkruan se Shqipëria nuk ka asnjë shans.

Njëkohësisht as Maqedonia e Veriut nuk do të marrë një dritë jeshile.

Në artikull thuhet:

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kishin shpresuar që ministrat e Evropës do t’i jepnin përparim bisedimeve rë anëtarësimit në një takim të martën e ardhshme në Luksemburg. Kjo do të kishte hapur rrugën për aprovim nga udhëheqësit e

BE në një samit në Bruksel më 20-21 qershor. Por asnjërit prej vendeve nuk do t’i jepet dritë jeshile atëherë, thanë diplomatët dhe zyrtarët e BE për Reuters, edhe pse 13 vende të BE, duke përfshirë Italinë dhe Poloninë, Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk dhe Komisioni kanë bërë publike thirrje për fillimin e negociatave zyrtare.

Reuters ka cituar një zyrtar të BE-së, i cili ka thënë se Maqedonia ka shanse më të mirë për negociata, kjo edhe pas finalizimit të marrëveshjes së emrit me Greqinë.

Ndërkohë përsa i përket Shqipërisë, zyrtari është shprehur se situata nuk është premtuese, për shkak se është një nga vendet më të korruptuara të Evropës.

Këtu zyrtari ka përmendur luftën kundër pastrimit të parave, ndërsa përparimi i reformave ka qenë i kufizuar.

Zyrtari thotë:

Maqedonia e Veriut ka një shans të mirë (për bisedimet e anëtarësimit në BE), duke pasur parasysh zgjidhjen historike të çështjes së emrit të saj. Por Shqipëria është ende një çështje e madhe për disa qeveri.

Nuk është aspak premtuese situata. Perceptuar si një nga vendet më të korruptuara të Europës, sipas Transparency International, Shqipëria – e cila tashmë është anëtare e NATO-s – ka bërë përparim të kufizuar vetëm në luftën kundër pastrimit të parave.

Më tej Reuters ka theksuar se edhe nëse hapen negociatat, Shqipërisë do t’i duhen 10 vjet për t’u anëtarësuar me të drejta të plota. Në shkrim përmenden edhe qëndrimet e Holandës dhe Gjermanisë, të cilat kanë filluar të veçojnë Shqipërinë, si një shtet problematik.

Artikulli vazhdon:

Bisedimet e anëtarësimit në BE, të cilat zakonisht zgjasin deri në një dekadë, janë një proces de fakto reformash për t’i sjellë kombet deri në nivelet e BE.

Megjithatë, më 11 qershor, parlamenti holandez miratoi një mocion kundër hapjes së bisedimeve me Shqipërinë, edhe pse një lëvizje e ngjashme për Maqedoninë e

Veriut nuk u kërkua. Qeveria gjermane kërkon një dritë jeshile për Maqedoninë, por nuk ka asnjë marrëveshje për Shqipërinë, të cilën qendra e djathtë në koalicion e sheh si një shtet problematik. Shtëpia e ulët e Bundestagut ka rënë dakord të shtyjë çdo vendim deri në shtator.

- Advertisement -

TE FUNDIT