7.5 C
Tirana

Nuk i jep përparësi këmbësorit, aksidenton një shtetase

VENDI

Nuk i jep përparësi këmbësorit, aksidenton një shtetase

Sipas policisë Besmir M., nuk i ka dhënë përparësi këmbësorit, dhe për pasojë ka aksidentuar një shtetase. Por gjatë shoqërimit në komisariat 30-vjeçari ka kundërshtuar punonjëst e policisë.

“Ky shtetas në lagjen “1 Maji”, në vendin e quajtur degëzimi i rrugës Mis Durhan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke aksidentuar shtetasen A.M., 47 vjeçe, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së forcave të posacme gjatë kryerjes së detyrës, për ta ndaluar dhe shoqëruar në ambjentet e DVP Vlorë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Top Channel

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT