21.5 C
Tirana

Njoftim i rëndësishëm për shoferët. Këto mjete nuk do lejohen të kalojnë në doganë.

VENDI

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë, njofton sot të gjithë drejtuesin e mjeteve të tonazhit të rëndë se nuk do lejohen të shkojnë në Greqi.

Shkak për këtë bllokim është bërë pasi kërkohet të shmanget vështirësia në qarkullim si pasojë e akullit në rrugë. Njoftohemi nga pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë se në datën 05 nga ora 06 deri në orën 23 e 59 të datës 06 nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë kamionë në drejtim të Greqisë.

Për të shmangur problemet dhe vështirësitë në qarkullim si pasojë e prezencës të akullit në rrugë. Do të lejohet kalimi i autoveturave dhe autobusëve të cilët duhet të jenë të pajisur me zinxhirë.

Policia Kufitare apelon drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë ta shmangin ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë deri në normalizimin e situatës shkruhet në njoftim.

- Advertisement -

TE FUNDIT