23.5 C
Tirana

Njoftim! Ekspozita vjetore me punimet më të mira të studentëve të Deparatamentit të Arteve në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Galerinë e Arteve Shkodër

VENDI

Njoftim!
Ju ftojmë në Ekspozitën vjetore me punimet më të mira të studentëve të Deparatamentit të Arteve në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Galerinë e Arteve Shkodër.
Ekspozita e cila është kthyer tashmë në traditë të bashkëpunimit institucional promovon artistët e rinj duke ndikuar në jetën artistike e kulturore të qytetit.
Kjo ekspozitë starton vitin e pestë të saj ku gjatë këtyre viteve u kthye në një tribunë dhe stimul për studentët e Departamentit të Arteve. Ndër vite u ndërthurën të dy programet e studimit
“Pikturë dhe Grafikë” dhe “Pedagogji Muzikore” ku shumë nga artistët e rinj të qytetit morën emocionet e para të karrierës së tyre. Ato tashmë vazhdojnë rrugën e artit në forma të ndryshme që nga piktura, institucione të ndryshme kulturore e artistike, mësimdhënie, etj, duke ndjekur një rrugë të cilën këto programe studimi ofrojnë si mundësi mjaft të sigurta në tregun e punës.
Kjo Ekspozitë është e para ndër shumë aktivitete në vazhdim në Departamentin e Arteve, ku përfshihen dy programet e studimit “Pikturë dhe Grafikë” dhe “Pedagogji Muzikore”.
Ekspozita hapet ditën e hënë me datë 26. 02. 2018 në orën 18.00 dhe do të qëndrojë e hapur deri me datën 03. 03. 2018.
Faleminderit!

- Advertisement -

TE FUNDIT