21.5 C
Tirana

Nis shitja e biletave për miqësoren Shqipëri-Norvegji, ja çmimet

VENDI

Të gjithë të interesuarit që duan të ndjekin nga afër ndeshjen miqësore Shqipëri-Norvegji, kanë mundësi të blejnë bileta online për të qenë prezent në stadium.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, më 26 mars, ora 18:00.
Federata Shqiptare e Futbollit njofton se biletat mund të blihen nëpërmjet portalit të FSHF-së, në kategorinë “biletaria”.
Aktualisht janë në gjendje biletat e të gjithë sektoreve.
Së shpejti pritet që të nisë edhe shitja e biletave në terren,
pranë pikave të autorizuara nga FSHF-ja. Çmimet e biletave varijonë në kategori të ndryshme,
duke filluar nga 300 lekë pas porte, deri në 6000 lekë në tribunën Vip.

- Advertisement -

TE FUNDIT