10.5 C
Tirana

Nga gëzimi në dhimbje. Jetmir Kuçi merr lajmin tragjik pas kthimit nga Italia

VENDI

Nuk ka kohë për të gëzuar për të mirënjohurin Jetmir Kuçi.
Pikërisht atëherë kur ai po festonte arritjen më të madhe të një boksiereje shqiptare, atë të sportistes së tij Elsidita Selaj që u shpall nënkampione Europe, “Bacuku” pëson një nga goditjet më të mëdha të jetës së tij.
Mesditën e sotme është ndarë nga jeta nëna e tij. Një ndarje e parakohshme që padiskutim ka sjellë një trishtim të madh tek kampioni.
Kuçi në fakt edhe njëherë tjetër u tregua i jashtëzakonshëm në sjelljen e tij. Ka mbërritur mbrëmë nga Italia bashkë me sportisten e tij pas pjesmarrjes në Kampionatin Europian dhe me të mbërritur në Shkodër, e kanë lajmëruar se e ëma ishte shtruar në spital.
Menjëherë është drejtuar për atje duke u munduar t’i qëndronte pranë njeriut të dashur të zemrës por nga ana tjetër nuk mund të refuzonte edhe interesimin e gazetarëve për suksesin në Europian.
Për këtë arsye, bashkë me sportisten e tij në orën 12.00 ka dalë në një konferencë për shtyp dhe menjëherë pas përfundimit të saj, i është drejtuar përsëri Spitalit Rajonal të Shkodrës.
Aty ku për fatin e tij të keq mori lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të nënës së tij.
Gazeta “Shkodra Sport” në këto momente të vështira i gjendet pranë kampionit Jetmir Kuçi duke e ngushëlluar për humbjen e njeriut të tij të dashur.
© shkodrasport.com

- Advertisement -

TE FUNDIT