18.5 C
Tirana

Nënë e bir u gjetën të djegur në banesë, shoqërohet në polici kunata e të ndjerit

VENDI

Pas krimit tragjik në qytetin e Vlorës, ku nënë e bir, 73-vjeçarja Salke Hoxhallari dhe 43 vjeçari, Olsi Hoxhallari, u gjetën të djegur brenda në banesë, policia ka shoqëruar kunatën, nusen e vëllait të viktimës.
Ekspertiza ka përcaktuar se në trupat e viktimave ka shenja dhune, si çarje në kafkën e Olsi Hoxhallarit dhe prerje në fytin e Salke Hoxhllari.
Në momentin kur policia i ka kërkuar të shoqërohej në komisariat për t’u marrë në pyetje gruaja ka bërë rezistencë.
Ajo u është drejtuar bluve se nuk e ka bërë ajo krimin si dhe s’kishte ku të linte fëmijët që t’i ndiqte ata.
“Nuk i kam vrarë unë, s’kam bërë as turpe e asgjë. Po fëmijët ku t’i lë unë?“, dëgjohet gruaja teksa u drejtohet policëve.
Një prej policeve femra i përgjigjet kunatës që po shoqërohej për t’u marrë në pyetje se do të sqarohej gjithçka në polici.
 

- Advertisement -

TE FUNDIT