14.5 C
Tirana

Negociatat / Nuk dështuam, gjithçka lidhet me divergjencat në zemër të BE-së

VENDI

Ministri në detyre për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj doli në një konference për shtyp për të shprehur edhe ai qëndrimin në lidhje me mos marrjen e nje vendimi nga Këshilli Evropian për hapjen e negociatave për anëtaresim.

Cakaj tha se në këtë mes nuk ka vend për dekurajim pasi kjo situatë më së shumti lidhet me problemet e brendshme të BE-se, sepse për faj të Shqipërisë.

Cakaj nuk e konsideroi këtë gjë si një dështim duke shpjeguar se shtyrja e marrjes së një vendimi, lidhet me faktore te tjerë brenda BE dhe jo me reformat e ndërmarra nga Shqipëria, që sipas ministrit u vlerësuan nga SHBA dhe vendet e tjera të mëdha europiane.

Mos arritja e një konsensusi nga BE, nuk vjen prej dallimeve të brendshme, por nga vizionet e ndryshme për të ardhmen. Nuk është dështim i Shqipërisë, po për shkak se BE është në proces të shqyrtimit të brendshëm brenda BE-së. U trajtuan në mënyrë identike, sepse të dyja vendet i kanë përmbushur të gjitha kushtet sepse shtyrja nuk ka të bëjë me performancën e tyre, por me faktorë të tjerë brenda BE-së.

Maqedonia e Veriut ka ndryshuar dhe emrin dhe vendimi u shty se nuk ka pasur lidhje me Maqedoninë e Veriut. Njësoj edhe për Shqipërinë. Nëse ardhmja e BE-së është në pikëpyetje.Ka një varg divergjencash në zemër të BE-së.

Suksesi nuk varet nga angazhimi i Shqipërisë për integrim, por edhe kapaciteti i BE-së për zgjerim. Nuk do të pengojë në vonesën e Reformave. Jo thjesht se është e nevojshme për rrugën Europiane të Shqipërisë, por për ta bërë Shqipërinë Europiane.

- Advertisement -

TE FUNDIT