15.5 C
Tirana

Në Shqipëri, shkon në 12 numri i personave të prekur

VENDI

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka bërë të ditur se numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 12 persona, dy raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Një nga personat e prekur kishte lidhje me pacientin zero dhe një 78-vjeçar nga Lushnja ishte kthyer së fundmi nga Bergamo. Të dy rastet janë në vetizolim dhe ndodhen në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Në 24 orët e fundit janë kryer 45 testime dhe vetëm 2 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus tha Rakacolli.

Në lidhje me gjendje shëndetësore të personave të prekur me koronavirus, Rakacolli ka bërë të ditur: Tre prej të prekurve janë shtruar në Spitalin Infektiv, në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, një ndodhet në spitalin e Durrësit, në terapi intensive, por në gjendje të stabilizuar, ndërsa 7 persona janë në vetizolim, pa shenja klinike të infeksionit respirator. Ndërkohë, 104 persona, kontakte të personave me COVID-19, janë në vetëkarantinim, nuk paraqesin asnjë lloj shqetësimi.

- Advertisement -

TE FUNDIT