13.5 C
Tirana

“Në Shqipëri kishim 18 mijë vi ktima?”/ Rama “zihet ngushtë”, ndryshon deklaratën, ja sa do të ishin

VENDI

Kryeministri Edi Rama ka mohuar sot të ketë thënë ai që do të kishim 18 mijë vi ktima nga koronavirusi, nëse qeveria nuk do të kishte marrë këto masa dr astike.

 

Në një lidhje direkte në Abc Neës, Rama tha se e cilësoi të pavërtetë këtë, ndërsa shtoi se ai ka cituar një individ të fushës.

 

Ndërsa Enkel Demi i kujtoi se ka thënë që do kishim 18 mijë vi ktima, Rama tha se “Nuk e kam thënë unë, kjo është e pasaktë. Kjo është e pasaktë dhe dezinformuese. Unë kam cituar një individ i cili është i fushës dhe ka dalë në një studio dhe e ka thënë atë shifër. Kam folur nga një projeksion i ekspertëve. Nuk kishte pse të mos ndodhte ajo që ndodhi në Lombardi, nëse nuk do merrnim masa. Do kishim numëruar mbi 1 mijë vi ktima.”

- Advertisement -

TE FUNDIT