24.5 C
Tirana

Ndëshkoi Vllazninë në Kukës, FSHF pezullon pa afat arbitrin Eldorian Hamiti

VENDI

Ndeshja e javës së kaluar në mes Kukësit dhe Vllaznisë u shoqërua me shumë polemika nga kampi shkodran i cili akuzoi
arbitrin Eldorian Hamiti për gjykim të njëanshëm dhe dashakeqës ndaj tyre.
Për këtë arsye, kuqeblutë e patën shpallur “non grata” arbitrin lezhjan i cili jo vetëm që nuk i dha një 11-metërsh
mëse të pastër Vllaznisë por edhe e ndëshkoi me shumë kartona.
Një arbitrim i tillë është marrë në shqyrtim nga ana e Sektorit të Gjykimeve pranë FSHF-së i cili mësohet të ketë dalë në një përfundim: Dënimin pa afat të arbitrit Eldorian Hamiti.
Po ashtu, dy arbitrat e tjerë kryesorë Emirjon Sino dhe Ardian Beqiri nuk do të drejtojnë asnjë ndeshje për tre javë, e po ashtu edhe anësori Ilir Tartari është dënuar me tre javë.
Këto dënime sigurisht që janë mëse të merituar sepse sidomos në ndeshjet e javës së 26-të gabimet e tyre kanë qenë të shumta dhe duke ndëshkuar ekipet.
Vllaznia ndjehet disi e lehtësuar me këtë dënim të Hamitit megjithatë pikët nuk ia kthen askush dhe ky është dëmi më i madh që i është bërë.
Ashtu si dhe ndëshkimet me kartona që nuk kthehen pas dhe që skuadra do t’i vuajë.
www.shkodrasport.com

- Advertisement -

TE FUNDIT