11.5 C
Tirana

Ndahet nga jeta aktorja e njohur e filmave shqiptarë.

VENDI

Një lajm i hidhur vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është ndarë nga jeta aktorja e Teatrit të Kukullave aq e dashur për të rritur e fëmijë Mira Minga Jupi. Lajmin e bën me dije mikesha e saj Shegushe Bebeti, teksa ndan dhimbjen e madhe për aktoren që do i mungojë skenës.

Për fat të keq aktores nuk do i jepet lamtumira e fundit në atdhe. Mira e talentuar aq bujare aq punëtore e zemërbardhë u largua në Amerikë para 19 vitesh e sot largohet nga jeta por ne nuk kemi mundësi ti japim lamtumirën e fundit, shkruan Bebeti. Mira Minga ishte aktorja që luan Koten tek filmi Përrallë nga e kaluara. Ajo gjithashtu ka luajtur për here të parë Pinokun.

- Advertisement -

TE FUNDIT