13.5 C
Tirana

Napoli, 15 milionë euro për kapitenin e Kosovës

VENDI

Për një shqiptar që është drejt largimit, Napoli do të përforcohet me një tjetër futbollist shqiptar. Klubi ka arritur akordin me Hellas Verona, për transferimin e Amir Rrahmanit.

Sipas mediave italiane gjithçka mund të quhet e mbyllur dhe në orët në vazhdim, kapiteni i përfaqësueses së Kosovës pritet të kryejë vizitat mjekësore me skuadrën e re.

Mbrojtësi dardan do të transferohet në stadiumin “San Paolo” prej merkatos së janarit, në formë huazimi deri në fund të sezonit. Më pas ai do të firmosë kontratë deri në vitin 2025.

Napoli do të paguajë 15 milionë euro për kartonin e futbollistit. Amir Rrahmanit i mjaftuan vetëm gjashtë muaj në Serinë A italiane për të shpërthyer, prej transferimit nga Dinamo Zagreb.

- Advertisement -

TE FUNDIT