12.5 C
Tirana

Mungesa e gjumit tek fëmijët rrit shanset e prekjes nga obeziteti.

VENDI

Mijëra fëmijë nuk janë duke fjetur mjaftueshëm dhe vazhdimisht po i rrisin vetes rrezikun për mbipeshë. Anketimi i kryer nga Fondacioni i Nutricionit Britanik (BNF) me më shumë se 6,000 fëmijë ka zbuluar se 32 përqind e nxënësve të shkollës fillore dhe 70 përqind e shkollës së mesme flenë më pak se nëntë orë gjumë në natë, ndërkohë që nëntë orë është sasia e rekomanduar.
Gjysma e atyre të shkollës së mesme gjithashtu kanë raportuar se u del gjumi të paktën një herë gjatë natës. Anketimi ka analizuar edhe zakonet e konsumimit të ushqimit të këtyre fëmijëve dhe ka zbuluar se një pjesë e nxënësve të shkollës së mesme dhe 1 në 10 nxënës të shkollës fillore nuk hanë mëngjes si pasojë e problemeve me gjumin.
Kështu, shumica e tyre kanë mungesë të vlerave esenciale ushqyese sepse vetëm 18% e nxënësve të shkollës së mesme kanë raportuar se konsumojnë fruta ose perime si pjesë e vaktit të parë të ditës. 59 përqind e nxënësve të shkollës së mesme dhe 49 përqind të shkollës fillore kanë thënë se përdorin pajisje elektronike para se të flenë, ndërkaq kjo i ka bërë shkencëtarët të besojnë se pajisjet elektronike janë shkaku cilësisë së dobët të gjumit.
Mungesa dhe cilësia e dobët e gjumit kanë ndikim negativ në mënyrën se si të rinjtë ushqehen sepse priren të konsumojnë më shumë kalori dhe më shumë ushqime të pashëndetshme.
Vlen të përmendet se edhe studimet e mëparshme kanë treguar se mungesa e gjumit ju bën më të dobët fizikisht dhe më të rrezikuar nga mbipesha.

- Advertisement -

TE FUNDIT