12.5 C
Tirana

Motori përplaset me bicikletën, dy persona përfundojnë në Spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë për jetën

VENDI

Dy persona janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës në gjendje të rëndë për jetën.
Të dy kanë qënë viktima të një aksidenti të ndodhur në Vau Dejës. Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Shkodrës, e cila sqaron:
“Më datë 22.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër,
për shtetasin GJ.G vjeç 62, banues në fshatin Kaçë, Vau Dejës,
pasi në fshatin Kaçë, duke drejtuar motoçikletën tip “Dayang” ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin K.D vjeç 66, banues në fshatin Stajkë,
Vau Dejës, si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motorit dhe biçiklisti, të cilët ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.”,
përfundon njoftimi i policisë.

- Advertisement -

TE FUNDIT