10.5 C
Tirana

Motivi pse Morata po tërbon shokët te Chelsea

VENDI

Spanjolli Alvaro Morata nënshkroi për Chelsean e Antonio Conte për një transferim nga Real Madrid, për shumën fillestare prej
£58milionë. Jet ate Chelsea nisi shumë mirë për sulmuesin, i cili shënoi plot tetë gola në po aq ndeshje në Premier League.
Por 25-vjeçari ka hasur vështirësi me ardhjen e vitit të ri, duke dështuar në tentativën e tij për të gjetur rrugën e rrjetës në 10 ndeshjet e fundit në Premier League.
Tani ekzistojnë aludime se Morata po tërbon shokët e tij të skuadrës te Chelsea. Sipas tabloidit britanik “The Telegraph”,
pavarësisht pretendimeve të Chelseas, se Morata po përshtatet mirë në ‘Stamford Bridge’,
fjalët nga dhoma e zhveshjes thonë se sulmuesi pëlqen të ankohet e të qahet. Ndonjëherë për arbitrimin, për mbrojtësit kundërshtar, ose për dhimbje e dëmtime. Sipas raportimeve, karakteri i Moratës “gota gjysmë bosh” është një prej motiveve të rënies së performancës së spanjollit.

- Advertisement -

TE FUNDIT