14.5 C
Tirana

Moti sot e enjte 12 mars 2020

VENDI

Parashikohet reshje shiu që në orët e para të 24 orëshit. Parashikohen reshjet me intensitet të lartë priten në qarkun e Shkodrës kryesisht gjatë orëve të para të 24-orëshit, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshje shiu me intensitet deri mesatar.

Reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike do të ketë në qarqet Shkodër, Lezhë, Tiranë, Elbasan e Vlorë.

Në orët e para të mëngjesit në zonën e Alpeve dhe Verilindje reshje të dendura dëbore. Duke nisur nga orët e mesditës reshjet e dëborës shtrihen në relievet malore në Lindje të vendit në lartësitë mbi 600-800 metër.

Pas mesdite reshjet e shiut dhe të dëborës ndërpriten në pjesën veriperëndimore e qendrore të vendit për të mbetur vetëm në pjesën jugore të territorit. Në orët e mbrëmjes reshjet ndërpriten në të gjithë vendin.

- Advertisement -

TE FUNDIT