15.5 C
Tirana

Moti i keq, probleme në disa njësi në Shkodër dhe rrugë rurale. HEC-et punojnë me kapacitet të plotë

VENDI

Moti i keq dhe reshjet e vazhdueshme të shiut kanë sjellë disa probleme në Shkodër por që gjatë 24 orëve të fundit situata ka ardhur duke u normalizuar. Kështu bëhet e ditur se Bashkia Shkodër ka pasur disa probleme në segmentet rrugore të Anës së Malit dhe në Njësinë Administrative Shosh Shalë në të cilat është ndërhyrë dhe është normalizuar situata.

Vazhdon të ketë probleme furnizimi me energji elektrike për të cilin po punohet nga strukturat e KESH për eliminimin e defekteve në këto njësi administrative. Në Bashkinë Malësi e Madhe situata është stabilizuar gjatë 24 orëve të fundit në shtëpitë e banorëve iu është përmbytur toka për shkak të tombinove të superstradës.

Ka probleme në rrugët rurale që lidhen me disa fshatra të Njësisë Administrative Kelmend dhe Shkrel ku po punojnë aktualisht strukturat e bashkisë me mjetet e tyre për të pastruar rrugët nga inertet e rëna për shkak të reshjeve. Bashkia Vau i Dejës nuk ka problem. Energjia elektrike e munguar ka ardhur pas riparimit të defekteve në këtë bashki.

Në bashkitë Pukë dhe Fushë Arrëz ka pasur rënie inertesh në segmentet rrugor dhe është ndërhyrë nga strukturat e bashkive për pastrimin e tyre aktualisht edhe në këto dy bashki situata është e qetë. Nga kontaktet me dy drejtorët e HEC Koman dhe Vau Dejës si dhe me Drejtorin e Ujitjes e Kullimit aktualisht të dy HEC punojnë me kapacitet të plotë.

Dhe për rrjedhojë ka fryrje të nivelit të ujërave në Lumin Drin i cili ndikon ndjeshëm edhe në rrjedhën e Lumit Buna. Kjo do të thotë rritje e nivelit të ujërave në zonën e Nënshkodrës por që nuk është problematike përsa i përket përmbytjeve. Aktualisht situata është e qetë në të gjithë territorin e Qarkut nuk ka reshje dhe situata po mbahet nën monitorim.

- Advertisement -

TE FUNDIT