18.5 C
Tirana

Moti i keq / Pezullohen lundrimet në portet shqiptare

VENDI

Lundrimet drejt Portit të Barit janë pezulluar përkohësisht këtë të mërkurë për shkak të motit të keq.

Autoritetet portuale njoftuan se tragetet që ishin parashikuar të niseshin nga Porti i Durrësit nuk do të nisen më për shkak se Porti i Barit është mbyllur për pak kohë. Më konkretisht, nuk do të nisen trageti Bari dhe AF Marina.

Agjencitë lundrimore kanë njoftuar të gjithë pasagjerët për këto ndryshime, deri në një njoftim të dytë për rikthimin në normalitet.

- Advertisement -

TE FUNDIT