17.5 C
Tirana

Moti i keq, OSHEE raporton për ndërprerjet e energjisë

VENDI

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se si pasojë e motit të të keq që ka përshirë vendin orët e fundit në disa zona ka probleme të shumta me energjinë elektrike. Sipas OSHEE rajonet më të prekura nga defektet janë Tirana, Durrësi dhe Burreli.

 

OSHEE thekson se, “në kushtet e një moti me reshje dhe me prezencë uji në objektet elektrike, është e vështirë të ndërhyhet pasi rrezikohet jeta e punonjësit. Sikurse, disa fidera janë stakuar për masë sigurie nga vet kompania, për të evituar pasoja të mëtejshme në jetë njerëzish dhe defektesh”.

 

Njoftimi i plotë nga OSHEE:

OSHEE Sh.A është duke ndjekur me përparësi furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve dhe në terren grupet e punës janë eliminuar defektet e shfaqura gjatë natës prej motit të keq, me reshje të dendura, stuhi dhe shkarkesa atmosferike.

 

Nga dispeceritë qendrore raportohet se rajonet më të prekura nga defektet janë Tirana, Durrës dhe Burrelit. Defektet janë kryesisht të llojit: këputje përcjellësash, thyerje izolatorësh, dëmtime kabllosh, uji në kabina, etj.

 

Në raport me situatën në mesnatë, të dhënat e orës 09:30 paraqesin një përmirësim të situatës së furnizimit me energji elektrike me 31%. OSHEE thekson se, “në kushtet e një moti me reshje dhe me prezencë uji në objektet elektrike, është e vështirë të ndërhyhet pasi rrezikohet jeta e punonjësit. Sikurse, disa fidera janë stakuar për masë sigurie nga vet kompania, për të evituar pasoja të mëtejshme në jetë njerëzish dhe defektesh”.

 

Duhet thënë se, vështirësi në riparimin e defekteve paraqitet ne zonat rurale ku kryesisht janë linja ajrore, gjë që sjell vonesa në riparimin e tyre per shkak të terrenit.

- Advertisement -

TE FUNDIT