14.5 C
Tirana

Mos u dyndni në dyqane për ushqime, çfarë ndryshon nga kjo e shtunë

VENDI

Dyqanet dhe marketet do të jenë të hapura gjatë kësaj të shtune, ndryshe nga sa ka ndodhur në fundjavat e kaluara. Vendimi u bë publik një ditë më parë nga ministrja e Shëndetësisë e cila tha se edhe farmacitë do të jenë të hapura.

Ndaj, apeli shkon për qytetarët që të mos dynden në radhë në markete për të blerë ushqime. Situata në javët e kaluara nuk ka qenë aspak normale pasi qytetarët çdo të premte u panë të furnizoheshin për fundjavën. Në vend janë lehtësuar masat që prej fillimit të virusit, madje në disa zona lëvizjet janë më të lira.

- Advertisement -

TE FUNDIT