14.5 C
Tirana

“Mos paçi fatin tim”, Tea për herë të parë përballë çiftit Andi-Melisa (VIDEO)

VENDI

Me publikimin e këngës së saj të re “Leje”, Melisa pranoi më në fund lídhjen me Andin.

Mjaftoi një puthje pasíonante mes tyre që të konfirmoheshin të gjithë zërat që qarkullonin prej kohësh në rrjet.

Tashmë që lídhja e tyre është bërë publike, njerëzit janë skeptikë nëse Melisa dhe Andi janë të vërtetë.Tea i zbuloi lidhjen e dashurisë Andit, reagon Melisa

Sot dyshja u gjendën përballë kësaj pyetjeje teksa ishin të ftuar në rubrikën “Trotuar” në “E diel”.

Andi tha se ata janë aq realë sa tashmë kanë nisur të mendojnë emrat për fëmijët e tyre.

“Jemi aq realë sa po mendojmë emrin e çunit. Melisa po mendon emrin e gocës”, tha Andi dhe të gjithë në studio shpërthýen në të qeshura.

Më pas ndërhyri edhe Tea, e cila këshilloi Andi dhe Melisën që të shijojnë marrédhénien e tyre e mos të mendojnë fare se çfarë mund të thonë njerëzit e tjerë.

“Ta nisin mbarë mos të mendojnë për ndàrjen. Të tregojnë historitë e bukura që kanë edhe fundja fundit ata duhet të shijojnë njëri-tjetrin e të kënaqen me marrëdhënien e tyre, jo të vazhdojnë e t’i mbushin mendjen botës që ne jemi real apo s’jemi real. Shikoni jetën tuaj, lëreni botën”, u shpreh Tea, teksa uroi që ata të mos kenë fatin e saj në dashuri, sepse përndryshe ka për t’ju ecur mbarë gjithçka.

- Advertisement -

TE FUNDIT