28.5 C
Tirana

Plàs mes Ledjanës dhe Mevlanit? Çifti nis thùmbimet ndàj njëri-tjetrit (FOTO)

VENDI

Mevlani dhe Ledjana kanë qenë gjithmonë një nga çiftet më të diskutuara në “Për’puthen”.

Para pak ditësh Ledjana vendosi të linte emisionin e të mos shfaqej më në studio, ndërkohë që Mevlani u shpreh shumë i zhgénjyer nga veprimi i saj.

Më pas ai dhe Ledjana u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin, pasi opinionisti Arjan Konomi publikoi në Instagram disa video të tyre.

Ledjana shihej duke përkëdhelur Mevlanin dhe ata dukeshin njësoj të dashuruar si në takimet e tyre romantike.

Por ky afrimitet mes dyshes nuk ka zgjatur shumë, sepse së fundmi ata kanë hedhur thumba kundrejt njëri-tjetrit.

Konkurrenti Mevlan Shaba ka shkruar në një nga InstaStoryt e tij në Instagram:

“Respekt për femrat që bëjnë mashkullin për vete me tru… jo me trup”.

Nga ana tjetër Ledjana ka ndarë një video duke kënduar në makinë dhe bashkangjitur saj ka shkruar:

“Ti shumë mirë aktron kur mashtron se kinse mu më don”.

Si të mos mjaftonin këto fjalë kaq të hídhura, Ledjana dhe Mevlani kanë héqur njëri-tjetrin edhe nga lista e ndjékësve.

Se çfarë ka ndodhur këtë herë mes tyre pritet ta zbulojmë në vijim.

- Advertisement -

TE FUNDIT