21.5 C
Tirana

Moderatorja e njohur shqiptare jep lajmin e ëmbël dhe zbulon emrin e bebit.

VENDI

Jam bërë nënë. Faleminderit Zot për këtë bekim. Me sa duket kam sjellë në jetë një vajzë që do të bëhet një grua me karakter të fortë e ide të qarta. Unë dhe babi i bebushes me gjinekologen kishim planifikuar tjetër orë tjetër datë tjetër shenjë horoskopi.

Kisha një listë me emra, ku secili mund të ishte i duhuri. Vetëm kur ta shihja portretin e saj do ta gjeja me siguri emrin. Por e vogla ime nuk mori parasysh asgjë nga këto. Zgjodhi ditën e saj të lindjes e hënë orën e saj mbrëmje ku një gjysmëhënë mistike magjepsëse shndriste. Kështu ishte vetë ajo që zgjodhi edhe emrin e saj HANA.

Kuptimi i këtij emri në vende të ndryshme të botës sikur është enkas për të hir i Zotit e para e lulëzuar lumturi. Mirë se erdhe mes nesh Hana Meta. Mami dhe babi mezi po prisnin të kapnin dorën tënde për të mos e lëshuar më asnjëherë. Unë dhe Hana jemi shumë mirë. Faleminderit me zemër të gjithëve që asistuat në lindjen time.

Ju faleminderit të gjithëve ju që e keni bërë të bukur këtë rrugëtim timin me fjalë të bukura e gjeste të kujdesshme. Faleminderit për çdo urim paraprakisht. Si një mama e re jam e mirëkuptuar besoj nëse nuk i përgjigjem dot në kohë secilit, ka shkruar Brunilda përkrah një fotoje ku shfaqet duke mbajtur dorën e Hanës së porsalindur.

- Advertisement -

TE FUNDIT