15.5 C
Tirana

Mjeku i QSUT: Vizitova tre pacientë të dyshuar pa veshje speciale.

VENDI

Mjeku i QSUT Ilir Allkja ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social se është vetë karantinuar pasi ka vizituar tre pacientë të dyshuar me koronavirus pa veshje speciale.

Unë sot personalisht jam i vetëkarantinuar derisa të konfirmohet gjendja ime shëndetësore pasi mbrëmë kam vizituar tre pacientë të dyshuar me COVID 19 pa veshjen speciale.

Me dëshpërim kam konstatuar se njësia e koordinimit të urgjencave mjekësore po na dërgon në raste që na i paraqesin si neurologjike ndërkohë kur ankesa kryesore e pacientëve ka qenë temperatura dhe vështirësia në frymëmarrje raste që janë të dyshuara me COVID 19.

Ne kemi shkuar atje me maske kirurgjike ndërkohë që duhej të shkonim me veshje të posaçme. Unë kam një thirrje për kolegët e Koordinimit të Urgjencave Mjekësore dhe drejtorin Skëndër Brataj.

Kërkoni dhe pyesni nëse pacientët kanë temperaturë dhe simptoma të koronavirus. Ju lutem na nisni me veshje speciale për çdo rast të dyshuar ka thënë mjeku.

- Advertisement -

TE FUNDIT