23.5 C
Tirana

Miqtë e çiftit ngrenë dyshime për helmimin misterioz.

VENDI

Pak ditë pas dasmës që familjen e të afërmit i mblodhi për gëzim shtëpia e familjes Hajdari u mbush sërish por këtë herë, për ta përcjellë nusen e re për në banesën e saj të fundit vetëm 5 ditë pasi e morën në shtëpi. Askush nuk di të thotë pse çifti i ri i sapomartuar Olsian dhe Rezarta Hajdari u vetëhelmuan mbrëmjen e të enjtes pak ditë pasi kishin bërë edhe dasmën.

Nëna e dhëndrit të ri i cili po lufton me jetën në spital ka gjetur ciftin në gjendje të rëndë në banesë dhe ka lajmëruar të afërmit e policinë. Teksa ngjarja mbetet ende misterioze dhe pritet qe përmirësimi i gjendjes së Olsianit të hedhë dritë për atë që ka ndodhur miqtë që shkruajnë në rrjetet sociale ngrenë edhe dyshimin se mund të ketë qenë një person i tretë që mund të ketë pasur gisht në ngjarje.

- Advertisement -

TE FUNDIT