18.5 C
Tirana

Minstja Manastirliu u bën thirrje studentëve të mjekësisë.

VENDI

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu iu ka bërë thirrje mjekëve infermierëve dhe studentëve të mjekësisë që ndihen të gatshëm dhe duan të kontribuojnë në spitale apo shërbimet mjekësore ti bashkohen ekipeve mjekësore në terren.

Gjatë një video mesazhi me rektorin e Univeristetit të Mjekësisë Arben Gjuta Manastirliu bëri thirrje për shtim të personelit mjekësor. Sipas ministres kushdo që i përket fushës së mjekësisë të aplikojnë në dy portalet e qeverisë.

Mjekët dhe infermierët janë vendosur në vijën e parë të betejës me një profesionalizëm dhe vetëmohim që nuk lë vend veçse për admirim dhe mirënjohje të thellë.

Çdo ndihmë shtesë që mund ti vijë sot sistemit shëndetësor është padiskutim e dobishme si kurrë më parë. Prandaj dua të bëj një thirrje publike për çdo profesionist që ka lidhje me fushën e shëndetësisë mjek infermier farmacist laborant profesionist të shëndetit publik.

Të gjithë ju që do të ndiheni të gatshëm për të kontribuar për menaxhimin e situatës për ti dhënë një dorë për të shërbyer në sistemin tonë shëndetësor sot është pikërisht dita për ta dhënë këtë kontribut dhe për tu bashkuar së bashku.

Një thirrje për studentët e mjekësisë të cilët janë të ftuar gjithashtu për të na u bashkuar në këtë përpjekje për të kapërcyer këtë situatë që mund ta përballohet vetëm nëse jemi të gjithë së bashku. Ndaj ftoj secilin prej jush që të na bashkohet në këtë luftë për të dhënë kontributin që vendi sot kërkon.

- Advertisement -

TE FUNDIT