15.5 C
Tirana

Ministrja Manastriliu firmos urdhrin e rëndësishëm.

VENDI

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka firmosur tashmë urdhrin për shtyrjen e shkollave në të gjithë vendin.

Në vijim të përforcimit të masave për parandalimin e përhapjes së virusit Manastirliu ka firmosur një urdhër të dytë për mbylljen e veprimtarisë së institucioneve arsimore publike dhe jo publike dhe çerdheve deri në datën 3 Prill 2020.

Kemi vendosur mbylljen e institucioneve arsimore duke filluar nga kopshtet por edhe të çerdheve publike dhe jo publike deri në 3 Prill u shpreh Manastirliu.

Kujtojmë që ditën e sotme në vendin tonë janë konfirmuar 5 raste të reja të prekura nga koronavirusi duke e çuar numrin e të infektuarve në 64. Mes të infektuarëve ndodheshin edhe 3 shtetas italianë që jetojnë në Shqipëri.

- Advertisement -

TE FUNDIT