15.5 C
Tirana

Ministrja Gjonaj jep lajmin që gëzon shumë familje shqiptare.

VENDI

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e ftuar në emisionin Kjo Javë ka dhënë detaje të reja sa i përket amnistisë që ka miratuar kuvendi që favorizon gratë dhe të miturit.

Gjonaj deklaroi se është treguar kujdes që nga amnistia të përfitojnë ata që e kanë arritur qëllimin e rehabilitimit.

Amnistia ka një kohë që po përgatitet. Ne kemi studiuar të gjitha elementet që kanë përmbajtur dhe amnistitë e kaluara. Janë disa vjet që nuk ka pasur amnisti dhe kemi treguar kujdes që me këtë amnisti të përfitojnë ata që e kanë arritur qëllimin e rehabilitimit.

Kjo amnisti i kushtohet grave dhe të miturve duke përcaktuar disa kritere më lehtësues për gratë që do përfitojnë nga amnistia. Një pjesë e tyre kanë kryer vepra penale për shkak të kushteve familjare ekonomike dhe shpeshherë të përdorura nga persona të tjerë.

Një pjesë e grave 50 perqind e tyre do të lirohen nga institucioni dhe 50 perqind të tjera të cilat kanë disa kritere ndaluese do të përfitojnë nga amnistia por me uljen e dënimit me 1 e 3. Në të njëjtën kategori janë dhe të miturit.

Duke pasur parasysh që të miturit përfshihen shpesh herë në vepra penale ne kemi studiuar të gjithë të dënuarit e mitur në institucionin e veçantë të Kavajës me qëllim që 50 perqind e tyre të lirohen dhe 50 perqind të përftojnë nga ulja e dënimit deklaroi Gjonaj.

- Advertisement -

TE FUNDIT