17.5 C
Tirana

Mësuesi amerikan i mëson anglisht falas nxënësve në fshatin shqiptar.

VENDI

Të rralla janë rastet kur mësues të huaj vijnë dhe u mësojnë nxënësve shqiptarë gjuhë të huaja.
I tillë është edhe rasti i Xherrit, një mësues nga SHBA, i cili mëson të rinjtë e shkollës në fshatin Roshnik të Beratit.
Prej dy muajsh ai është bërë mësuesi i tyre i preferuar dhe u ka futur në “gjak” anglishten. Në këmbim ata i mësojnë atij shqipen.
Ai thotë për kamerat se nxënësit janë të shkëlqyer dhe ai e shijon punën e tij.
Xherri jeton në një bujtinë rrëzë Tomorrit. 51-vjeçari i fton të gjithë të vizitojnë Shqipërinë për mikpritjen e vendasve dhe të provojnë ushqimet tradicionale të zonës.

- Advertisement -

TE FUNDIT