21.5 C
Tirana

Mesazhi i forte i Famullitarit te Shkodrës: Te lutemi për Noemin

VENDI

Shumë të dashtun e të nderum miq,
Sapo u ktheva nga Velipoja që kurrë nuk e pash ma ngusht, ma në zi e ma të plagosun.
Kërkoj lutjen Tuaj për jetën e Noemit 10 vjeç, që humbi baben, vëllain e vogël e motren, ndasht Zoti ta ruajë në jetë si dashninë e vetme të mbetun të nanës.
Lutjen tuaj…, për gjithë atë popull të përlotun, të gjunjëzumë dhe në zemer të plagosun. Kryqi i kësaj ngjarje peshon ma shumë se mund të bajne familjarët…
Le të shpresojnë edhe njëhere se bijtë e saj, engjëjt e pafajshëm, nuk mund të treten në errësinë apo në asgja…
por shpirti i tyne kjoftë i perqafumë nga krahët e mëshirshëm dhe të mirë të Zotit.
Kurrë nuk do të dyshoj se Dashnia gjithmonë do të ngadhenjejë mbi vdekjen!
Dom Vlashi

- Advertisement -

TE FUNDIT