26.5 C
Tirana

Menaxheri i Hysajt: Sfida Inter-Juve “vrau” Napolin, Elseidi në Premier League

VENDI

Mario Giuffredi, menaxheri i Elseid Hysajt ka folur për mikrofonin e “CN24”.
“Si tifoz i Napolit jam i zhgënjyer, sepse po shuhet ëndrra e titullit. Na vjen keq, sepse ishim një hap larg skudetos.
Lojtarët janë qenie humane dhe sfida Inter-Juve 2-3 i ‘vrau’ nga ana morale. Edhe ata u demoralizuan dhe kjo u pasqyrua në sfidën kundër Fiorentinës.
Çështja e titullit u mbyll? Lojtarët besojnë deri në fund. Por, është e pamundur që Juventus të lërë 4 pikë në tri ndeshjet e fundit.
Chelsea kërkon Hysajn? Elseidi kërkohet nga disa skuadra në Premier League. Por, duhet mësuar nëse ka ndonjë klub që do të paguajë klauzolën.
Nuk dua të flas për merkaton, sepse nuk dua të çekuilibroj ekipin në këtë fazë”, tha menaxheri i Hysajt, Mario Giuffredi./vipsport/

- Advertisement -

TE FUNDIT