11.5 C
Tirana

Menaxheri i Efit flet pas rihyrjes së saj në BBV dhe nxjerr bisedat me Kiarën: “Ja screenshot-et…

VENDI

Menaxheri i Efit njëkohësisht dhe miku i saj, Xhoi Bare, ka reaguar ditën e sotme për “Fan Club” përsa i përket situatës së bujshme me Kiarën.

 

Rikujtojmë se dy vajzat patën një debat të ashpër me njëra tjetrën pas rikthimit në BBV, ku Kiara e akuzoi Efin se kishte mbështetur më shumë Luizin jashtë shtëpisë sesa vetë atë, që ishte shoqja e saj. Kiara gjithashtu tha se nuk kishte marrë asnjë telefonatë nga Efi për t’a pyetur për gjendjen e saj dhe se nuk kishte bërë asnjë postim mbështetës për të në rrjetet sociale.

 

Mirëpo, menaxheri i Efit nuk vonoi shumë dhe publikoi provat dhe bisedat që tregonin se dy vajzat kishin komunikuar me njëra tjetrën dhe gjithashtu bëri publike të gjitha postimet e Efit ku mbështeste Kiarën në InstaStory. Xhoi ka thënë për Fan Club se në telefonatën e tyre Kiara nuk i ka shprehur asnjë lloj hatërmbetje Efit, madje as nuk i ka treguar se ajo ishte gjithashtu kandidate për t’u rikthyer në shtëpi. Përpos këtyre, ai ka postuar edhe një tjetër bisedë mes vajzave në WhatsApp ku biseda mes tyre duket mëse normale.

 

VIDEO

- Advertisement -

TE FUNDIT