17.5 C
Tirana

Me sytë nga shkalla duke pritur pronarin që nuk jeton më, Kuqi është një Haçiko në Shqipëri…

VENDI

Ish sportisti Murat Basha ka publikuar një fotografi prekëse në profilin e tij në rrjetet sociale, ku tregon se qeni që ish-trajneri i boksit Skënder Kurti ushqente në lagje, e pret ende me sytë e ngulur nga shkalla ku dilte legjenda e boksit në Shqipëri.

Kurti fatkeqësisht ndërroi jetë për shkak të COVID-19.

Kjo skenë na kujton skenën prekëse në filmin “Haçiko”, qeni që pret njeriun që i qendronte afër për vite me radhë, megjithëse ky i fundit kishte ndërruar jetë.

POSTIMI I PLOTE

Kuqi,Haçiko ynë.

Kuqi është qeni Ner Kurtit.E gjeti të vogël fare,nuk kishte vënd në apartament,por e mbante dhe ushqente,aty në lagje.I fortë, luftëtar, inteligjent, besnik po e po,shpejt Kuqi u bë i dashur me të gjithë,që me dëshirë i jepnin diçka për ta ushqyer. Gjithë kohës ndejti mbrapa spitalit ke Neri. Sapo e pashë përsëri.Rri dhe pret……me sytë ngulur nga shkalla e Ner kurtit. Jo vetëm Haçiko është legjendë,por edhe Kuqi…😢😢😢😢😢

- Advertisement -

TE FUNDIT