23.5 C
Tirana

Më në fund lajme të mira nga Infektivi.

VENDI

Lajme shumë të mira na vijnë nga infektivi. Mësohet se pacienti i parë i prekur nga koronavirusi në Shqipëri është drejt shërimit.

Lajmi bëhet publik nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Në një postim Manastrliu bën me dije se pacientit i është bërë sot tamponi dhe ka rezultuar nëgativ.

Më tej shton se kemi të bëjmë me kontaktin e parë të pacientit zero që u identifikuar me COVID 19 në vendin tonë.

Po ashtu kreu i Shëndetësisë shton se do të kryhen testime të tjera për të monitoruar gjendjen e pacientit.

Lajm i mirë pacienti i parë që nis rrugën e shërimit nga COVID 19 rezulton negativ kontakti i parë i pacientit zero që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri.

Do të kryhen testime të tjera për të monitoruar gjendjen e pacientit. Bravo ekipit të spitalit infektiv shkruan Manastirliu.

- Advertisement -

TE FUNDIT