11.5 C
Tirana

Më mbyllën në psikiatri dhe më paralizuan me gjilpëra

VENDI

Zef Dedën, humoristin e papërsëritshëm, kunatin e shokut Xhemal, Çaplinin shqiptar, të gjithë e njohim nga magjia që përcjell përmes skenës për më tepër se gjysmë shekulli.

I rritur në kryeqytetin e humorit, – në Shkodër, i aktivizuar në skenë qysh në moshën 5-vjeçare, i asistuar e kuruar deri në detaje prej ca mjeshtrave nga më të mirët e të gjitha kohërave, Zef Dedës duket sikur ja kishte shkruar fati rrugën drejt suksesit.

Zef Deda do të ishte nga të paktët artistë të humorit, talenti i të cilit do të njihej e pranohej plotësisht nga shqiptarët kudo që të jetonin, dhe absolutisht i vetmi, që për shkak të këtij talenti, qysh gjatë diktaturës, do të vlerësohej në festivale prestigjoze europiane të filmit.

Por edhe pse i fabrikuar në laboratorin më special të humorit, edhe pse një emër i madh i skenës dhe mbase i preferuar deri në rangjet më të larta, diktatura nuk do e kursente. Ashtu si shumëkujt në punë të vet, mendësia komuniste do i rezervonte edhe Zef Dedës një goditje të pandershme poshtë, në brinjë, një goditje nga ato që mund të shkatërronin suksesin dhe vetë vijimësinë e jetës për gjithkënd.

Duke gjykuar se ai kishte në mendje mendime që nuk përputheshin me kodin e kohës, Zef Deda mbyllet në psikiatri dhe shkatërrohet me injeksione

Zef Deda rrëfen Zef Dedën.
pikërisht një profil të aktorit të madh të humorit, këtë radhë të rrëfyer nga ai vetë, do të sjellë të shtunën në mbrëmje emisioni Abc/Story, që transmetohet në orën 22:15./abcnews.al

- Advertisement -

TE FUNDIT