11.5 C
Tirana

Me falni por, Ju DH*JEFSHA PROPAGANDEN

VENDI

Pasi me sinjalizuan per dy familje qe gjenden ne kushtet te veshtira ne fshatin Gropaj (Vaqarr) te Tiranes, vendosa te shikoj situaten nga afer!

Fillimisht shkova ne familjen e Ymer Berziut. Ai jetonte me 2 prinderit, (babain e kishte me diabet), bashkeshorten dhe 2 vajzat, perkatesisht 14 dhe 2 vjec. Vajza 14-vjecare ishte larguar per tek te afermit, pasi s’mund te qendronte ne shtepi. Shtepia e kesaj familjeje kishte pasur demtime qe ne termetin e 21 shtatorit, qe atehere ishin ne cader. Madje, nga muaji nentor, duke qene se qendrimi ne cader ishte bere i veshtire, kjo familje kishte hyre ne shtepi.

Termetin e 26 nentorit e kishin perjetuar ne banese, dhe sipas tyre ishte fat qe ata kane shpetuar. Tashme ata nuk hyjne me ne shtepi, pasi sipas disa inxhiniereve qe kishin shkuar aty, familjaret nuk duhet te hynin me ne ate banese, sepse u rrezikohej jeta. Ata jetojne me cader, ne te ftohte, e ne lageshti, dhe presin qe vitin e ri ta kalojne po aty. Ymerit, nje vit me pare, djali 20-vjec, teksa po rregullonte llamben, e kapi korenti dhe humbi jeten! Nje ngjarje qe e keputi me shume kete familje. E sot gjenden ne qiell te hapur e te pashprese.

Ne familjen e dyte ne te cilen isha, ishte ajo e Ylber Peposhit. Ylberi jetonte me bashkeshorten, 3 femijet, perkatesisht 7, 5 dhe 2 vjec, 2 prinderit, e me 1 vella me probleme mendore. Termeti i 21 shtatorit i nxorri ne cader, e qe prej asaj kohe qendrojne aty. Nje familje e varfer, qe termeti u shtoi edhe me shume hallet dhe veshtiresite. Cadra fut ujin brenda, e naten eshte ftohte. Qendrimi eshte shume i veshtire, sa ka mommente qe keta njerez hyjnr brenda, dhe pse njesia administrative u ka thene, qe mos hyni brenda, se shtepia ka demtime, dhe eshte pergjegjesia juaj, nese ju ndodh gje.

Djemte e vegjel, kur u thash, se c’deshironin qe t’Ju sjell heren tjeter, kur te vi, me thane: Njeri kerkoi nje makine te vogel qe te luante, e tjetri, ai ne klase te dyte, nje pale kepuce, se ato qe kishte, i fusnin uje brenda dhe i mbanin kembet ftohte.

Keto familje nuk jetojne ne propaganden ne te cilen reklamohet se gjenden familjet shqiptare, keto familje jetojne realitetin, dhe realiteti eshte ky, ne shi, ne te ftohte, ne veshtiresi, pa shtepi, e ne qiell te hapur. Une nuk dua t’u bej apel institucioneve shteterore, sepse ato nuk degjojne, por nese dikush nga ju, mund t’u siguronte ketyre familjeve nga nje kontenier, do merrte bekimet e Zotit, pasi do nxirrte ata femije nga balta e do u suguronte nje dhome te ngrohte, ku mund ta bejne gjumin rehat dhe te sigurte!

- Advertisement -

TE FUNDIT