23.5 C
Tirana

Mbi 5 mijë hektarë tokë nën pushtetin e ujit në Shkodër

VENDI

Mbi 5 mijë hektarë tokë në Shkodër janë nën pushtetin e ujit. Fshatra të tëra janë pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të rrjetit shpërndarës, ndërsa dhjetra familje kanë braktisur banesat për shkak të rrezikut që u kanoset.
Situata paraqitet më problematike në njësitë administrative të kësaj bashkie,
ku problem më vete është edhe mungesa e ushqimit dhe kushteve të papërshtatshme për bagëtinë.
Gjatë natës së kaluar niveli i ujit në liqenin e Shkodrës u rrit aq shumë sa doli në rrugë, duke përmbytur biznese e shtëpi aty pranë.
Ironike në këtë situatë është fakti se banorët e përmbytur s’kanë marrë ende dëmshpërblimet e vitit 2010-2011.
Përmbytjet ripërsëriten, masa nuk merren dhe as dëmshpërblimet nuk duken gjëkundi.
Situata pritet të përkeqësohet duke qenë se sonte gjatë natës dhe ditën e nesërme do të ketë sërish reshje shiu me intensitet të lartë.

- Advertisement -

TE FUNDIT