16.5 C
Tirana

Maluma nuk do përformojë vetëm, ja këngëtarja shqiptare që do e shoqërojë në Tiranë.

VENDI

Ditën e sotme burime për Anabel thanë se këngëtarja Kida do të bëhet pjesë e koncertit të Malumas në Shqipëri. Lajmi i gëzoi të gjithë dhe tashmë ai është i konfirmuar.

Vetë Kida ka publikuar në Instagram foto të posterit ku tregon edhe detajet e pjesëmarrjes. Performanca e saj pritet të zgjasë 20 minuta dhe Kida do të këndojë disa nga hitet e saj që janë të shumta.

Vetëm 9 ditë na ndajnë nga koncerti i shumëpritur i këngëtarit Maluma që do të mbahet në sheshin Nënë Tereza në Tiranë më 14 mars. Çdo gjë do të jetë e përmasave botërore dhe mezi po presim që këngëtari të festojë bashkë me ne festën e Ditës së Verës.

- Advertisement -

TE FUNDIT