22.5 C
Tirana

Makina përplaset me motorin, dy të plagosur.

VENDI

Dy persona u plagosën në një aksident rrugor mëngjesin e sotëm në aksin Vau Dejës Pukë. Sipas policisë, në fshatin Çafë Laç, mjeti tip Volkswagen me drejtues F M 52 vjeç, banues në Pukë është përplasur me motorin tip Shineray, për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motorit G A. rreth 60 vjeç dhe V L 52 vjeçe, të cilët u dërguan në spitalin rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit F M është shoqëruar në polici. Në vendngjarje po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Dje u plagosën 15 persona nga aksidentet në 6 qytete, 8 janë në gjendje rëndë te Trauma në Tiranë.

- Advertisement -

TE FUNDIT