12.5 C
Tirana

Makina përmbyset në rrugë, disa të plagosur (FOTO)

VENDI

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksident në aksin Elbasan-Peqin. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Vidhas.

Të lënduarit janë dërguar për në spitalin e Elbasanit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të rrëshqitjes nga temperaturat e ulëta, e për pasojë është rrokullisur në anë të rrugës.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila ka kryer veprimet proceduriale për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

- Advertisement -

TE FUNDIT