12.5 C
Tirana

Luante loto në lokalin e tij, bie në pranga 57-vjeçari

VENDI

Aksioni i Policisë së Shkodrës këtë të mërkurë ka arrestuar një 57-vjeçar. Ai akuzohet për “Organizim të lotarive të palejuara”.

Shtetasi me iniciale E. T. u kap teksa në lokalin e tij Bar Bufe në lagjen “Ahmet Haxhia” po ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

57-vjeçarit iu sekuestrua celulari i tij, tek i cili kishte hapur një faqe të basteve sportive.

- Advertisement -

TE FUNDIT