10.5 C
Tirana

Liverpool shënon humbjen e dytë në 4 ditë, eliminohet nga FA Cup

VENDI

Pas humbjes ndaj Watford, fundjavën e kaluar, vjen dhe zhgënjimi i radhës për ekipin e Liverpool. Djemtë e Klopp këtë herë u mundën nga Chelsea 2-0 duke u eliminuar kështu nga FA Cup.


Mjaftoi nga një gol për çdo pjesë për Blutë e Londrës, për të mundur The Reds dhe për të kaluar në raundin e çerekfinaleve të këtij kompeticioni dhe për këtë menduan Willian dhe Barkley.


Liverpool duket se e ka mendjen te Champions League, për të përsëritur triumfin e një viti më parë, ku në ndeshjen e parë për të shkuar në çerekfinale është mundur nga Atletico Madrid me rezultatin 1-0.

- Advertisement -

TE FUNDIT